Gentlini: Kosova duhet të besojë në punën e Bashkimit Evropian

25.05.2011

Takimi_me_zyrtare_te_eulex

Përfaqësuesit e AKR-së, të kryesuar nga u.d. I kryetarit të partisë, z.Ibrahim Makolli, u takuan sot me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Fernando Gentilini.

Z.Makolli fillimisht e njoftoi z.Gentlini me historiatin, funksionimin dhe objektivat kryesore te Aleancës Kosova e Re, me theks të vecantë në cështjen zhvillimit ekonomik të vendit, si dhe sjelljen e njohjeve të reja për Republikën e Kosovës.

Z.Makolli shprehu paknaqësinë e AKR-së me situatën aktuale ekonomike dhe sociale në Kosovë, duke theksuar se zhvilimi ekonomik I vendit është njëri ndër faktorët kyq të stabilitetit politik.

Ndërkaq z.Ibrahim Gashi, duke vlerësuar rëndësinë e prezencës së BE-së në Kosovë, tha se Kosova aktualisht është duke kaluar nëpër procese shumë të rëndësishme ku synim kryesor është integrimi në BE, ndërsa prezenca e BE-së në vend, padyshim që e lehtëson këtë rrugë.  

Z.Gashi poashtu foli edhe për propozimin të cilin e kishte bërë kohë më parë z.Behgjet Pacolli, lidhur me e mundësinë e krijimit të zonave të lira ekonomike, në mënyrë që biznesmenëve të huaj t`ju krijohen mundësitë më të lehta për investime në Kosovë.

Përfaqësuesi I posaçëm BE-së në Kosovë, z.Gentlini tha se Kosova duhet të përkrahë dhe të besojë në punën e Bashkimit Evropian. “Është shumë cartë e përcaktuar se cka duhet të bëjë Kosova për të përafruar procesin e integrimit në BE, por datën se kur do të ndodhë kjo, e përcaktojnë vetë kosovarët”, tha ai. Duke cekur se kjo cështjë varet nga progresi që Kosova do ta arrijë gjatë këtij procesi.

Zyrtarët e AKR-së biseduan me z.Gentilini edhe për dobinë e bashkëpunimit të ngushtë të EULEX-it me institucionet e Kosovës në mënyrë që të garantohet suksesi i këtij misioni.