Vrasja e Enver Zymberit, akt terrorist

27.07.2011

Www

 

 

Aleanca Kosova e Re, me indinjatë të thellë ka marrë lajmin për vrasjen, gjatë kryerjes së detyrës, të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.

Aktin e tillë AKR e vlerëson si akt terrorist të drejtuar ndaj forcave të rendit e të sigurisë në Kosovë.

Aleanca Kosova e Re mbështet veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e rendit dhe të ligjit në gjithë territorin e vendit, në pajtim me ligjin dhe Kushtetuten ,dhe inkurajon forcat e rendit që të jenë të pakompromis në luftimin e krimit.

Aleanca Kosova e Re bashkëndjen dhimbjen me familjen e policit të vrarë dhe kërkon që dorasi të vëhet para drejtësisë.  Çdokush që ngrit dorë kundër pjesëtarëve të rendit e të ligjit duhet të marrë dënimin e merituar.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, në mbrojtje të rendit e të ligjit do të përkujtohet si shembull i heroizmit dhe i sakrificës në mbrojtje e rendit dhe në ndërtimin e shtetit të Kosovës.