Lajmet e fundit
Deklaratë e Kryesisë së Degës së V-të të AKR-së
12.10.2011
Behgjet Pacolli rikthehet në krye të AKR-së
03.10.2011
AKR dënon ashpër sulmet e krimineleve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it
28.09.2011
Fjala e Ibrahim Makolli, ushtrues detyre i kryetarit të AKR në përvjetorin e ndarjes nga jeta e prof. Arif Krasniqit
Prishtinë, më 13 gusht 2011
AKR uron të gjithë qytetarët e besimit Islam, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit
31.07.2011
AKR përshëndetë veprimet e Qeverisë në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës
29.07.2011
Vrasja e Enver Zymberit, akt terrorist
27.07.2011
Gentlini: Kosova duhet të besojë në punën e Bashkimit Evropian
25.05.2011
Jelko Kacin pritet nga pëfaqësuesit e AKR-së
20.05.2011
Fjala e Ibrahim Makolli, ushtrues detyre i kryetarit të AKR në përvjetorin e ndarjes nga jeta e prof. Arif Krasniqit
Prishtinë, më 13 gusht 2011
Shumë e nderuara familje Krasniqi,
i nderuari kryetar i Prishtinës, z. Mustafa,
të nderuar asambleistë-ish kolegë të Arifit,
të nderuar miq, dashamirë e kolegë të Arifit,
anëtarë të Këshillit Drejtues të AKR-së, të Kryesisë Qendrore, të Degëve të Prishtinës dhe ju
kolegë të pranishëm,
Kam nderin që në emër të zv.kryeministrit Behgjet Pacolli, nën patronatin e të cilit organizohet
kjo akademi përkujtimore të ju përshendes dhe t’ju falënderoj për pjesëmarrjen e juaj në
nderim të figures së shquar të profesorit dhe mikut tone Arif Krasniqi.
Jemi tubuar bashkërisht, për të përkujtuar në një vjetorin e ndarjes nga jeta bashkëpunëtorin,
kolegun, bashkëpartiakun e mikun tonë Arif Krasniqi.
E kam shumë të vështirë të pajtohem dhe e kam shumë më të vështirë të bind veten dhe juve
se më nuk është në mesin tonë njëri nga kolegët dhe bashkëpunëtorët e palodhshëm që prej
ditëve të para të veprimit tonë politik në AKR.
Vdekja e hershme e Arifit ishte humbje jo vetëm për familjen dhe farefisin e tij, por edhe për
AKR-në dhe ne veçanti për neve si bashkëpunëtorë të tij.
Kolegu ynë, Arif Krasniqi ishte i palodhshëm dhe i pandashëm në të gjitha aktivitetet
politiko-pariake jo vetëm në Prishtinë, si koordinator i Degëve të AKR-së dhe shef i Grupit të
Asambleistëve në Kuvendin Komunal, por në gjithë strukturën e AKR-së gjithandej Kosovës.
Arifi ishte i pajisur me virtytet më të larta të një atdhetari, arsim-dashësi e humanisti, virtyt të
cilin arriti me sukses ta bartë dhe tek të tjerët.
Të nderuar pjesëmarrës të kësaj akademie,
Duke qenë i përkushtuar me tërë qenien e tij në arsimimin e brezave të rinj, Ai dha kontribut
të madhë në përgatitjen e tyre profesionale për sfidat me të cilat do të përballej vendi ynë në
të ardhmen.
Arifi përpos që shquhej si veprimtar politik ishte edhe humanist i madh,
Kam nderin që në emër dhe me kërkesë të zv.Kryeministrit të parë të qeverisë së republikës
së Kosovës, z. Behgjet Pacolli të bëjë publikë themelimin e Fondacionin Humanitar “Arif
Krasniqi” i cili do të vazhdojë të mbajë të gjallë përkushtimin e tij për humanitet dhe
solidaritet .
Jeta dhe vepra e profesor Arifit do të jetë udhërrëfyes në veprimet tona.
I përjetshëm qoftë kujtimi për kolegun tonë Arif Krasniqi.

