Pacolli e Hoxhaj takojnë ministrin e Punëve të Jashtme të Ganës

21.09.2011

19_09_11_133553_pacolli

Në kuadër të aktivitetit diplomatik në Nju Jork të SHBA-së, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, bashkë me ministrin e punëve të jashtme Enver Hoxhaj, kanë takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Ganës, z. Alhaji Muhammad Mumuni. Zëvendëskryeministri Pacolli dhe ministri Hoxhaj, i kanë ripërsëritur kërkesën për njohjen e Kosovës ministrit Mumuni, duke argumentuar se një vendim i tillë(për njohje), është në respektim të plotë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe opinionit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Pacolli takon Presidentin e Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara

Pas takimit me ministrin e Punëve të Jshtme të Ganës, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka takuar Presidentin e Bregut të Fildisht Alassane Ouattara. Gjatë këtij takimi shumë miqësor, zëvendëskryeministri Pacolli ka marrë konfirmimin nga Presidenti Ouattara, se njohja e Kosovës nga Bregu i Fildisht, është në proces e sipër. Aktivitetet diplomatike të zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli në Nju Jork, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.