Pacolli takon Presidentin e Guinesë

21.09.2011

Pacolli

Në kuadër të aktivitetit diplomatik në New York, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, ka takuar presidentin e Guinesë Conacry, z.Alpha Conde. Zëvendëskryeministri Pacolli, ka falënderuar presidentin Conde për angazhimin e tij, në procesin lobues për njohjen e Kosovës.

Në anën tjetër Presidenti Conde, e ka inkurajuar zëvndëskryeministrin Pacolli për punën e tij, ndërsa ka premtuar, se do të vazhdojë  edhe më tutje të japë kontribut në ndihmë Kosovës.

Guinea Conacry, e ka njohur Republikën e Kosovës muajin e kaluar.

Zëvendëskryeministri Pacolli, pritet që gjatë ditës së martë, të zhvillojë një takim me presidentin e Afrikës së Jugut, z.Jakob Zuma dhe presidentin e Eritresë, Isaias Afewerki.