Lajmet e fundit
Deklaratë e Kryesisë së Degës së V-të të AKR-së
12.10.2011
Behgjet Pacolli rikthehet në krye të AKR-së
03.10.2011
AKR dënon ashpër sulmet e krimineleve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it
28.09.2011
Fjala e Ibrahim Makolli, ushtrues detyre i kryetarit të AKR në përvjetorin e ndarjes nga jeta e prof. Arif Krasniqit
Prishtinë, më 13 gusht 2011
AKR uron të gjithë qytetarët e besimit Islam, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit
31.07.2011
AKR përshëndetë veprimet e Qeverisë në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës
29.07.2011
Vrasja e Enver Zymberit, akt terrorist
27.07.2011
Gentlini: Kosova duhet të besojë në punën e Bashkimit Evropian
25.05.2011
Jelko Kacin pritet nga pëfaqësuesit e AKR-së
20.05.2011
Vazhdojnë aktivitetet e Zv/Kryeministrit Pacolli në Nju Jork
22.09.2011
Në kuadër të aktivitetit diplomatik në Nju Jork të SHBA-së, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka takuar Presidentin e Guinesë Equatoriale, Teodoro Obiang. Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli, e informoi Presidentin Obiang, me situatën në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë. Zëvendëskryeministri Pacolli, kërkoi nga presidenti Obiang, që të shqyrtojë seriozisht njohjen e Kosovës, duke i argumentuar atij se një vendim i tillë, do të ishte në respektim të plotë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe opinionit këshillëdhënës të GJND-së.
Presidenti Obiang në anën tjetër, ishte shumë konstruktiv në qasjen e tij në raport me kërkesën për njohje. Po ashtu, ai e ftoi zotin Pacolli që në një të ardhme të afërt të vizitojë Guinenë Ekuatoriale.
Zëvendëskryeministri Pacolli takon presidentin e Afrikës së Jugut Jakob Zuma dhe atë të Eritresë, Isaias Afewerki.
Gjatë takimit, me presidentin Zuma, zëvendëskryeministri Pacolli, shprehu falënderimin e tij, për pritjen që Presidenti Zuma i kishte rezervuar në Afrikën e Jugut, gjatë vizitës në këtë shtet. Me këtë rast z.Pacolli edhe njëherë ripërsëriti kërkesën për njohjen e Kosovës nga Afrika e Jugut.
Në orët e mbrëmjes së ditës së martë, zëvendëskryeministri Pacolli ka zhvilluar një takim me presidentin e Eritresë, z. Isaias Afewerki. Zëvendëskryeministri Pacolli, i adresoi qartë Presidentit Afewerki kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran. Në anën tjetër, presidenti Afewerki u shpreh i kënaqur për informacionet e ofruara, duke premtuar se një vizitë e zëvendëskryeministrit Pacolli në Eritre, do të ishte shumë pozitivë në rrugën e lidhjes së miqësisë ndërmjet dy vendeve.
Aktivitetet e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli në Nju Jork do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Në agjendë janë paraparë edhe një numër i madh takimesh.

