Lajmet e fundit
Deklaratë e Kryesisë së Degës së V-të të AKR-së
12.10.2011
Behgjet Pacolli rikthehet në krye të AKR-së
03.10.2011
AKR dënon ashpër sulmet e krimineleve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it
28.09.2011
Fjala e Ibrahim Makolli, ushtrues detyre i kryetarit të AKR në përvjetorin e ndarjes nga jeta e prof. Arif Krasniqit
Prishtinë, më 13 gusht 2011
AKR uron të gjithë qytetarët e besimit Islam, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit
31.07.2011
AKR përshëndetë veprimet e Qeverisë në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës
29.07.2011
Vrasja e Enver Zymberit, akt terrorist
27.07.2011
Gentlini: Kosova duhet të besojë në punën e Bashkimit Evropian
25.05.2011
Jelko Kacin pritet nga pëfaqësuesit e AKR-së
20.05.2011
Pacolli e Hoxhaj takojnë presidentin e Republikës së Nigerit, z.Mahamadou Issoufou
23.09.2011
Në kuadër të aktiviteteve lobuese në Nju Jork, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli bashkw me ministrin e punëve të jashtme z.Enver Hoxhaj, kanë takuar presidentin e Republikës së Nigerit, z.Mahamadou Issoufou. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, kanë shprehur falënderimin për presidentin Issoufou për mbështetjen që i ka dhënë Republikë së Kosovës, me aktin e njohjes si shtet i pavarur dhe sovran. Pacolli e Hoxhaj, po ashtu kanë kërkuar nga Presidenti Issoufou që të vazhdojë angazhimin e tij që edhe shtetet tjera të kontinentit afrikan të njohin Republikën e Kosovës.
Presidenti Issoufou në anën tjetër, ka inkurajuar Pacollin e Hoxhajn që të vazhdojnë edhe më tutje angazhimin e tyre, duke shprehur vendosmërinë se njohja e Republikës së Kosovës nga Nigeri ka qenë vendimi më i drejtë që ka mundur të merret në këtë rast.
Aktivitetet diplomatike në Nju Jork do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

