Behgjet Pacolli rikthehet në krye të AKR-së

03.10.2011

Behgjet_pacolli

Sot me 03.10.2011, u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të Aleancës Kosova e Re me rend të ditës:

 

1.       Rishikimi I vendimit të Këshillit Drejtues të dt: 23.02.2011, në të cilin është pranuar dorëheqja e Presidentit të Partisë z.Behgjet Pacolli.

 

Këshilli Drejtues këtë dorëheqje e ka pranuar jo me dëshirën e vet, por me kërkesën e Z.Behgjet Pacolli për shkak të zgjedhjes së tij president I vendit.

Sot, në rrethanat  të tjera, z.Pacolli nuk ka asnjë pengesë për t`u rikthyer në krye të partisë dhe ky ka qenë edhe vullnet i të gjitha strukturave të partisë.

Z.Behgjet Pacolli u rikthye si President i AKR-së me shumicën absolute  të votave të Këshillit Drejtues. (83 për, asnjë kundër).