Lajmet e fundit
Deklaratë e Kryesisë së Degës së V-të të AKR-së
12.10.2011
Behgjet Pacolli rikthehet në krye të AKR-së
03.10.2011
AKR dënon ashpër sulmet e krimineleve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it
28.09.2011
Fjala e Ibrahim Makolli, ushtrues detyre i kryetarit të AKR në përvjetorin e ndarjes nga jeta e prof. Arif Krasniqit
Prishtinë, më 13 gusht 2011
AKR uron të gjithë qytetarët e besimit Islam, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit
31.07.2011
AKR përshëndetë veprimet e Qeverisë në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës
29.07.2011
Vrasja e Enver Zymberit, akt terrorist
27.07.2011
Gentlini: Kosova duhet të besojë në punën e Bashkimit Evropian
25.05.2011
Jelko Kacin pritet nga pëfaqësuesit e AKR-së
20.05.2011
Deklaratë e Kryesisë së Degës së V-të të AKR-së
12.10.2011
Dje me datë 11.10.2011, ne lokalet e Selisë Qëndrore të AKR-së, Kryesia e Zgjeruar e Deges se V-të të AKR-së ne Prishtinë mbajti takimin e saj te rregullt në prezencen e 17 anëtarëve të Kryesisë si dhe të ftuarit e tjerë nga strukturat udhëheqëse të partisë.
Në këtë mbledhje unanimisht u perkrah dhe u mirëprit vendimi i Keshillit Drejtues për rikthimin e z.Behgjet Pacolli në Krye të Partisë.
Gjithashtu Kryesia unanimisht përkrahu edhe propozimet e Presidentit të partisë për reformat organizative në kuadër të partisë që planifikohen të mbahen në të ardhmen e afërt si dhe përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të Partisë.
Kryesia e Degës së V-të njëkohësisht përkrahu edhe prezencen dhe aktivitetet e AKR-së dhe anëtarëve të AKR-së bashkë me Koalicionin Qeverises ku dukshëm vërehen me punën dhe aktivitetet e tyre për realizimin dhe implementimin e planprogrameve dhe projekteve të partisë së udhehequr nga zëvendëskryeministri I parë I Qeverise së Kosovës z. Behgjet Pacolli, bashkë me Ministrat që dalin nga radhët e Koalicionit të AKR-së dhe gjithashtu inkurajon veprimet e qeverisë Thaci lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë që kanë të bëjnë me shtrirjen e sovranitetit në tërë territorit të vet.
Kryesia e Deges se V – mbeshtet fuqishem punën dhe angazhimin e pa lodhshëm dhe të pazëvendësueshëm të Presidentit të AKR-së, gjegjesisht Zëvendeskryeministrit z. Behgjet Pacolli, në lobimin dhe aktivitetet Diplomatike nëpër botë, për prezentimin dhe njohjen e Republikës së Kosovës.
Kryesia e Degës në këtë takim përveç planifikimit të aktiviteteve dhe detyrave për periudhën e ardhshme një mujore të anëtaresise se saj dhe pjesëve përbërëse-organizative të Degës së V-të ( 5 nëndegët dhe 2 forumet) planifikoi edhe pergatitjet dhe aktivitetet që duhet të bëhen në kuadër të degës për Kuvendin e ardhshëm zgjedhor të AKR-së, njëkohësisht, kryetari i Degës në këtë takim bëri edhe kooptimin e 4 anëtarëve të rinj (kuadrove –ekspertë të lëmive të ndryshme ) në Kryesinë e Degës, andaj Kryesia e Deges së V-të, deri në Kuvendin e ardhshëm zgjedhor, do të përbëhet prej 21 anëtarëve të Kryesisë së Degës së V.

