Njohja nga Gaboni meritë e Pacollit

14.10.2011

Verbal_note__gabon

Njohja nga Republika e Gabonit, eshte konfirmuar zyrtarisht nga zëvendëskryeministri I parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli me datë 9 shtator të këtij viti. Nota verbale e njohjes e nënshkruar nga ministri i punëve të Jashtme të Gabonit, Paul Toungui, është lëshuar me datë 15 shtator 2011.

Me datë 9 shtator 2011, Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli kishte konfirmuar zyrtarisht, ardhjen e njohjes së 82 për shtetin e Kosovës, nga Republika e Gabonit.

 

Njohja zyrtarisht I ishte konfirmuar zëvendëskryeministrit Pacolli, në orët e vonë të mbrëmjes në Gabon, nga udhëheqësit më të lartë të këtij shteti.