Zevendeskryeministri Pacolli, do te vizitoje Afriken

20.10.2011

Behxhet-pacolli-video-28011

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Beninit, z.Boni Yayi, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, do të vizitojë këtë shtet të Afrikës, nga data 7 deri më 9 nëntor 2011.

Gjatë kësaj vizite, zëvendëskryeministri Pacolli i shoqëruar nga një përfaqësues i lartë i MPJ-së, do të nënshkruajnë marrëveshjen e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Beninit.

Po ashtu, pjesë e këtij delegacioni bashkë me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli, do të jenë edhe një grup biznesmenësh nga Kosova, me qëllim të gjetjes së formave të bashkëpunimit reciprok në sferat ekonomike.

Zëvendëskryeministri Pacolli, ka qëndruar në Benin, në gusht të këtij viti, me që rast gjatë takimit me Presidentin Boni Yayi, i është dorëzuar edhe nota verbale e njohjes së Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran.