Behgjet Pacolli sjell njohjen nga Guinea-Bissau

Behgjet_pacolli_1

Prishtinë, 13.01.2011 - Presidenti i AKR-së, z.Behgjet Pacolli në një konferencë për media bëri të ditur se Guinea-Bissau e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Ky shtet bëhet vendi i 74 që ka ka vendosur ta njohë Republikën e Kosovës.

"Kemi nderin t’ju prezantojmë njohjen e 74 në radhë të Republikës së Kosovës të ardhur nga Republika e Guinea-Bissau, ndërsa njohjen e 20 me radhë të ardhur nga aktiviteti im lobues. Kjo njohje e sjell në 30% numrin e njohjeve që i kanë ardhur Kosovës si rezultat  i aktivitetit  tim lobues", tha Pacolli.

Njohja nga shteti Guinea-Bissau është e 20-ta me radhë që është sjellë nga AKR-ja.

Republika Guinea-Bissau gjendet në Afrikën Perëndimore dhe kufizohet nga Senegali në veri, në jug dhe lindje nga Guinea dhe në perëndim nga Oqeani Atlantik, ka një sipërfaqe prej 36.000 kilometra katrorë dhe një popullsi prej 1.600.000 banorë.